Aksident në rrugën Kukës-Krumë, përplasen dy makina, të plagosur një grua dhe tre të mitur

11:48, 22/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy automjete janë përplasur në rrugën nacionale Kukës-Krumë, duke shkaktuar plagosjen e tre personave. Të plagosurit janë shtetasja V.Q dhe tre të miturit në automjetin e saj, të cilët u dërguan me ambulancë në spitalin rajonal të Kukësit për trajtim mjekësor.

Në vendngjarje mbërriti grupi hetimor i policisë rrugore, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Sipas informacioneve paraprake, shkaku i përplasjes dyshohet të jetë humbja e kontrollit nga njëri prej automjeteve, si pasojë e lagështisë në rrugë.

Njoftimi i Policisë:

Krumë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, në vendin e quajtur “Qafa e Toblit”, automjeti me drejtuese shtetasen V. Q. është përplasur me automjetin kamion me drejtues shtetasin R. Q.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasja V. Q., tre pasagjerët e mitur në automjetin e saj dhe pasagjeri në kamion, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco