Përfundon arratia nga Kosova në Itali: Zuka Allija në pranga pas një serie krimesh

Përfundon arratia nga Kosova në Itali: Zuka Allija në pranga pas një serie krimesh

11:02, 22/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas një hetimi intensiv dhe bashkëpunimi mes njësive të Karabinierëve dhe forcave speciale, autoritetet italiane kanë arrestuar shtetasin kosovar Zuka Allija, i shpallur në kërkim që nga korriku i vitit 2024. Allija është pjesëtar i njohur i një familjeje me origjinë Sinti nga Kosova dhe akuzohet për një sërë krimesh si grabitje banesash dhe dhunë ndaj qytetarëve.

Allija ishte i dënuar me nëntë vjet burg për një grabitje të ndodhur më 15 shkurt 2021 në Pontedera, ku një grua 83-vjeçare u kërcënua dhe u dhunua për të marrë çelësat e një kasaforte. Pas vendimit të dënimit dhe vendosjes së arrestit shtëpiak me buzylykun elektronik, Allija u arratis dhe u shpall person në kërkim, raporton gazetarja Alba Kepi.

Gjatë periudhës së arratisjes, ai dyshohet se ka kryer edhe një sërë krimesh të tjera, përfshirë sulm me armë zjarri më 11 tetor 2024 në Ponsacco dhe akt të dhunshëm në dhjetor të vitit 2024 në një nightclub të Crespina-Lorenzana, ku pati edhe përdorim të mjeteve të forta.

Operacioni për kapjen e tij u zhvillua me bashkëpunimin e Repartit Operativ Special (R.O.S.), Njësisë Hetimore të Repartit Operativ të Karabinierëve të Pizës dhe Grupit të Interventit Special (G.I.S.). Falë hetimeve të kujdesshme, autoritetet arritën të identifikojnë vendodhjen e tij dhe të ekzekutojnë urdhrin e arrestit.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco