Procesi Encro/ Avokatët e shqiptares: Paratë u pastruan në Shqipëri, nuk ka pse të gjykohet në Belgjikë

Procesi Encro/ Avokatët e shqiptares: Paratë u pastruan në Shqipëri, nuk ka pse të gjykohet në Belgjikë

10:21, 22/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Avokatët e Merita A. kërkuan të martën përpara gjykatës së apelit në Bruksel rrëzimin e akuzave ndaj saj. E akuzuara, e cila mungoi gjatë gjyqit, po gjykohet për pastrim parash në Shqipëri, në emër të një trafiku të gjerë ndërkombëtar të lëndëve narkotike, i zbuluar pas dekodimit të mesazheve nga Encrochat dhe Sky ECC

La Libre

Me kërkesë të Eridan M.G., një prej drejtuesve kryesorë të trafikut, zarfe me para të gatshme thuhet se janë transferuar disa herë në Shqipëri, me destinacion të akuzuarën.

Kjo e fundit ishte ngarkuar me transportin e këtyre zarfeve. Ajo e bënte këtë për të ndihmuar një njeri që e njihte që nga fëmijëria.

Sipas mbrojtjes, nuk ekziston asnjë kriter lidhjeje territoriale që të mundësojë ndjekjen, nga Belgjika, të një shtetaseje shqiptare për veprime të kryera në Shqipëri. “Prokuroria ka shkuar shumë larg,” theksoi avokati i të akuzuarës, në fillim të fjalës së tij mbrojtëse.

Përveç disa konsideratave ligjore, avokati penalist u ndal gjatë mbi historinë dhe kulturën shqiptare, në të cilën Merita A., sipas tij, është thellësisht e zhytur.

Sipas avokatit, lidhjet shumë të forta familjare, një mosbesim i thellë ndaj autoriteteve, si dhe dominimi mashkullor në shoqërinë shqiptare, kanë formësuar sjelljen e gruas 50-vjeçare dhe shpjegojnë pse ajo kurrë nuk do të kishte guxuar të bënte pyetje rreth paketave që transportonte.

Sipas mbrojtjes, do të ishte pra e besueshme që e akuzuara nuk kishte dijeni se po transportonte zarfe me para, duke kontribuar kështu në pastrimin e parave të ardhura nga trafiku i drogës.

Avokatja e dytë e Merita A., znj. Couquelet, kërkoi që të mos shqiptohej dënim me burg për të akuzuarën, duke theksuar kushtet e këqija të mbajtjes, me të cilat 50-vjeçarja do të përballej në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco