VIDEO/ Lëvizte në bulevardin 'Bajram Curri', me pistoletë në automjet, arrestohet 39-vjeçari

10:18, 22/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë vënë në pranga një 39-vjeçar që lëvizte me armë zjarri në automjet, në zonën e bulevardit “Bajram Curri” në Tiranë.

Policia ndaloi automjetin tip “Benz” dhe gjatë kontrollit i gjeti një pistoletë me krehër dhe fishekë, që i dyshuari e mbante pa leje.

I arrestuari, i identifikuar si Ismet Gaxherri., banues në Tiranë, do të përballet me akuzën për “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit”.

Operacioni u zhvillua në kuadër të aksioneve kundër armëmbajtjes pa leje në kryeqytet.

Njoftimi i policisë:
 
Sekuestrohet arma e zjarrit me krehër dhe fishekë.
 
Në vijim të operacioneve policore, kundër armëmbajtjes pa leje, të zhvilluara si rezultat i punës së mirorganizuar operacionale dhe informative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, finalizuan operacionin “Bulevardi”.
 
Në bazë të informacioneve të siguruara, në bulevardin “Bajram Curri”, u ndalua automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin I. G., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit, u gjet në automjet, 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilët 39-vjeçari e posedonte pa leje.
 
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, shtetasi Ismet Gaxherri u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
 
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco