Elton Qyno/
Vetëm pak çaste para se të ekzekutohej me 15 plumba automatiku, Ramazan Mataj, ka zhvilluar një bisedë me babain e tij, Fatmir Mataj, duke e njoftuar këtë të fundit se do dilte nga banesa pasi do takonte një vajzë.
Sipas rrëfimit të babait të viktimës, qëllimi i këtij takimi ka qënë serioz, por ai nuk ka qënë në gjëndje të përcaktonte kush ishte emri i vazjës.
Në fakt vajza ka qënë “çarku” që kishte ngritur autori i krimit Arjon Hasaj, i cili kundrejt një vlere prej 20 mijë lekësh të vjetra që i ka dhënë një vajzë gabele, ka joshur me telefon Ramazan Mataj, duke e bindur këtë të fundit për një takim natën.
Në kuadër të veprimeve hetimore, për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë në datën 5 janar 2025, policia kriminale ka marë në pyetje Fatmir Mataj, babain e viktimës, Ramazanit.
Gjatë deklarimeve të dhëna në lidhje me ngjarjen për rrethanat që ka dijeni ndër të tjera ka konfirmuar se djali i tij Ramazani ka dalë nga shtëpia rreth orës 20:20 të darkës së datës 4 janar 2025 duke i thënë se:
“…po dal të takoj një vajzë që kam njohur e cila është nga fshati Drishtë dhe ka ardhur tek të afërmit e saj në Dragoç…".
Pasi e kam pyetur pse kaq vonë mor bir, ai i është përgjigjur se: "…kam takim për tu njohur se i kam qëllimet serioze dhe ajo do të dalë së bashku me një shoqen e saj.
“…komunikimin e kam në celular, nuk ja di emrin e vajzës as të familjes, por dyshoj se banon afër vendit të ngjarjes…”-ka treguar në polici babai i viktimës.
Pas disa ditësh hetime është zbuluar e gjithë dinamika e krimit, ku policia arrestoi për këtë vrasje dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj, të cilët akuzohen për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim, “Mbajtjes pa lejë të armëve”, “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
© SYRI.net