VIDEO/ Përplasen ‘kokë më kokë’ dy makina në Qafë Plloçë, njëra përfshihet nga flakët

18:36, 21/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i fortë ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec - Korçë ne vendin e quajtur Qafë Plloçë.

Sipas burimeve për SYRI-n, dy mjete janë përplasur kokë më kokë, ku njëri prej tyre pas përplasjes është përfshirë nga flakët (mjet me benzinë).

Si pasojë e aksidentit janë regjistruar vetëm dëme matëriale, ndërsa drejtuesit e mjeteve ia kanë dalë të dalin nga mjetet në kohë duke shmangur kështu nje tragjedi.

Në vendngjajre ndodhet grupi hetimor dhe pritet të zbardhi shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë nuk ka persona të dëmtuar sipasojë e këtij aksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco