SYRI TV/ Naftëtarët e Bankers vijojnë grevën e urisë, në ditën e 7 rëndohet shëndeti tyre

14:53, 21/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Greva e urisë e naftëtarëve të kompanisë Bankers Petroleum ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa gjendja shëndetësore e grevistëve është rënduar ndjeshëm. Ata po monitorohen nga mjekët në ambientet ku janë ngujuar, ndërsa tensioni dhe vendosmëria për të mos u tërhequr mbeten të larta.

Naftëtarët grevistë dhe kolegët e tyre që kanë bojkotuar punën kërkojnë rritje dhe balancim pagash sipas kategorive të punës dhe kushteve të vështira në terren. Deri tani, kompania nuk ka reaguar dhe nuk ka ofruar asnjë formë negociimi.

“Jemi të vendosur të qëndrojmë deri në fund, derisa të dëgjohemi”, shprehen grevistët, të cilët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit si ndërmjetës dhe garantues për një tryezë të drejtë bisedimesh.

Ata kërkojnë një zgjidhje të qëndrueshme për kërkesat e tyre ekonomike, ndërsa apelojnë që heshtja e kompanisë të marrë fund dhe të nisë një proces i mirëfilltë dialogu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco