Apeli i GJKKO-së,fut në hetim bashkiaken e Lushnjës Eriselda Sefa. Detyron SPAK të hetojë zyrtaren

Apeli i GJKKO-së,fut në hetim bashkiaken e Lushnjës Eriselda Sefa. Detyron SPAK të hetojë zyrtaren

13:16, 21/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Elton Qyno/

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka urdhëruar SPAK, të rregjistrojë procedim penal ndaj kryetares së bashkisë Lushnjë, shtetases Eriselda Sefa.

Vendimi është marë pak ditë më parë nga GKKO-ja e Apelit, e cila tashmë ka kthyer çështjen për plotësim.hetimesh dhe verifikim të kryebashkiakes së Lushnjës.

Sipas kallëzimit, ai e akuzon Sefën për procedurën e ndjekur për dhënien me qira të pasurisë publike, ku pretendon se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin nga Këshilli Bashkiak Lushnjë dhe Kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa.

Kallëzuesi pretendon se ka pasur falsifikime në shkresë si dëgjesa publike, ashtu edhe në projektin për miratimin e dhënies me qira të një ambienti në rrugën “Kongresi i Lushnjës”.

Rasti 2 i konsumimit të veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” konsiston: SPAK i ka kërkuar bashkisë Lushnje të gjithe praktikën e dhënies me qira të ambientit, por Kryetarja e Bashkisë Lushnje Eriselda Sefa nuk ia ka dërguar të plotë.

Sipas kallëzuesit, kryetarja e Bashkisë Lushnje Eriselda Sefa nuk ia ka dërguar SPAK-ut qëllimisht këto dy shkresa, pasi janë tepër të rëndësishme dhe hedhin dritë mbi faktin penal për procedurën e falsifikuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco