Ish Presidenti i Republikës dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kërkuar shuarjen e masës së sigurisë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë.
Kërkesa e Metës, vjen një vit nga arrestimi i tij, i cili ndohet në paraburgim prej tetorit 2024.
Aktualisht ish presidenti, po gjykohet në seancë paraprake në Gjykatën e Posaçme për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.
Në të njëjtën dosje janë të pandehur edhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, dhe disa shtetas të tjerë.
“Kërkuesi Ilir Metaj, me gjeneralitetet dhe adresën e mësipërme, me anë të kësaj kërkese drejtuar Gjykatës Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar, ka si qëllim shuarjen e masës sigurimit personal të arrestit në burg, vendosur kjo me vendimin nr. 125 datë 20.10.2024 dhe vendimit nr.130 datë 23.10.2024 të Gjykatës Shkallës Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar lënë në fuqi me vendimin nr. 59 (87-2024-333) datë 19.11.2024 nga Gjykata e Posaçme Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar”, thuhet në kërkesën e Metës.

© SYRI.net