Aksidenti i pazakontë/ Autostrada Durrës–Rrogozhinë 'përmbytet' nga lëngjet 'Amita', shoferi humb kontrollin e kamionit

Aksidenti i pazakontë/ Autostrada Durrës–Rrogozhinë 'përmbytet' nga lëngjet 'Amita', shoferi humb kontrollin e kamionit

07:44, 21/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i pazakontë ka ndodhur pasditen e djeshme në autostradën Durrës-Rrogozhinë, në zonën e Golemit.

Siç shihet në pamje një kamion që transportonte produkte të markës “Amita” ka humbur kontrollin, duke shkaktuar shpërndarjen e qindra pakove në mes të rrugës.

Sipas dëshmitarëve, drejtuesi i mjetit dyshohet se humbi kontrollin për shkak të një manovre të papritur, ndërsa mbulesa e rimorkios mund të jetë hapur gjatë lëvizjes, duke bërë që ngarkesa të përfundonte në asfalt.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por skena e krijuar ka tërhequr vëmendjen e dhjetëra drejtuesve të tjerë që udhëtonin në zonë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco