SYRI TV/ Flasin kolegët e avokatit të arrestuar në Elbasan, Murati: Arrestimi i Barjamit i paligjshëm, shkelje

17:42, 20/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Juristët thonë se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, ka ngjallur tensione dhe presione në sallat e gjykimit mes palëve. Kjo sipas tyre u reflektua me arrestimin e avokatit Ulian Barjami në Elbasan. Kolegët e këtij të fundit e konsiderojnë masën si ekstreme dhe të paligjshme

SYRI TV

“Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja ka ashpërsuar gjuhën dhe ka shtuar presionin në sallat e gjykimit, dhe kjo u reflektua në arrestimin e avokatit Ulian Barjamit në Elbasan”. Kështu mendojnë kolegët e këtij të fundit gjatë një prononcimi për Syri Televizion.

Arrestimi i Barjamit për shkak se i tha prokurorit se do ta kallëzonte penalisht, pas një debati në seancën gjyqësore për vlerësim masash në Elbasan, sipas avokatëve Ilir Murati dhe Luan Hasneziri është një masë ekstreme dhe e paligjshme

Por çfarë thonë juristët për faktin se e njëjta prokurori është edhe viktimë edhe akuzuese në rastin e arrestimit të avokatit?

Pas arrestimit të Ulian Barjamit , me akuzën se ka kanosur për shkak të detyrës prokurorin Gjergj Ceka, futi avokatët në një bojkot të proceseve gjyqësore me përjashtim të masave të sigurisë, vendim që u pasqyrua këtë të hënë me mungesën e tyre nëpër gjyqe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco