SYRI TV/ Rajmonda Dashi nuk do vuajë asnjë ditë burg, GJKKO e dënon me 3 vite Shërbim Prove

17:30, 20/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Posaçme dënoi me 7 vite burg ish-drejtoreshën e Kadastrës në Durrës por nuk do të vuajë asnjë ditë heqje lirie. Rajmonda Dashi përfitoi nga gjykimi i Shkurtuar, teksa përfundimisht u la në 3 vite shërbim prove. Ajo në bashkëpunim me Ardjan Malasin, ndihmoi vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj të pastronin paratë që SPAK thotë se u fituan nga droga. Edhe këta 3 të fundit u dënuan në total me 18 vite e 8 muaj burg në total, por ndryshe nga sa u ngrit akuza edhe për grup të strukturuar kriminal, ata u dënuan vetëm për pastrim parash.

Syri TV

Gjykata e Posçame ka dënuar me 7 vite burg ish-drejtoreshën e Kadastrës në Durrës Rajmonda Dashin për pastrim parash, por nuk do të vuajë asnjë ditë. Dënimi iu konvertua në 3 vite shërbim prove me kusht të mos kryejë vepër tjetër penale, pasi i zbriti 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ndërkohë, GJKKO dënoi edhe vëllezërit Besjan e Leonard Ramaj si dhe shtetasin Ardjan Malasi që dyshohet se në bashkëpunim me ish-shefen e Kadastrës, pastronte paratë e pista të vëllezërve Ramaj. Përkatësisht u dënua përfundimisht me 5 vite Besjan ramaj dhe me 6 vite e 8 muaj i vëllai Leonard Ramaj. Me 6 vite u dënua ortaku i tyre Ardjan Malasi që njëherësh është administrator i shoqërisë “Ledio 04”, që është vënë nën sekuestro. Ajo çfarë vërehet në vendimin e Gjykatës është fakti se ndonëse katërshja u akuzuan për grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash, dënimi u dha vetëm për këtë të dytën pasi vepra penal era në gjykim për grupin kriminal.  Vëllezërit Ramaj ishin dënuar në Belgjikë dhe pasuritë në vlerë mbi 1.2 milion euro që iu ishin sekuestruar janë vënë nga aktiviteti kriminal sipas Prokurorisë së Posaçme. Kjo e fundit thotë se nga viti 2010 deri në 2023, vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj së bashku me të njohurin e tyre Ardjan Malasin, kanë investuar në pasuri të paluajtshme në vendin tonë, kanë kryer shitblerje dhe transferime pronësish e veprime financiare fiktive me qëllim pastrimin e të ardhurave përmes ndërhyrjeve tek ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco