SYRI TV/ Ura mbi Lumin Fan rrezikon shembjen, Kreu i Bashkisë: Ura në varësi të ARRSH

13:39, 20/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ura që lidh qytetin e Rubikut me fshatrat përreth, e vendosur mbi lumin Fan, rrezikon shembjen. Pas mbylljes së urës së Matit, gjatë sezonit veror e ka kthyer urën e Fanit në një nyje të rëndësishme kalimi, ndërsa diçka e tillë ka rritur rrezikun për shembjen e saj, pasi këmbët mbajtëse të strukturës kanë dalë në sipërfaqe. Banorët e zonës dhe përdoruesit e urës shprehen se prej vitesh nuk është vënë dorë.

Syri tv

Ura mbi Lumin Fan që lidh qytetin e Rubikut në Mirditë dhe fshatrat përreth, me Rrugën e Kombit rrezikon shembjen. Këmbët mbajtëse të strukturës kanë dalë në sipërfaqe dhe janë anuar në disa pika, ndërsa gjendja paraqitet mjaft serioze. Pas mbylljes së urës së Matit, gjatë sezonit veror, rruga Pllanë-Rubik është shfrytëzuar masivisht për të shmangur trafikun e rënduar në akset kryesore, duke e kthyer urën e Fanit në një nyje të rëndësishme kalimi. Banorë të zonës dhe drejtuesit e mjeteve thonë se degradimi i urës vijon prej vitesh, pasi kanë munguar ndërhyrjet për mirëmbajtjen e saj.

I kontaktuar në lidhje me këtë problematike, kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi, thotë se Ura është në varësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe pas kërkesave të përsëritura nga pushteti vendor, është inspektuar dhe është konstatuar me probleme. Në këto kushte është dakordësuar që Bashkia të hapë unazën verilindore të Rubikut për t’i hapur rrugë investimit në urën e Rubikut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco