Aksident në bypass-in Levan–Mbrostar, përplasen dy automjete, plagoset një grua

Aksident në bypass-in Levan–Mbrostar, përplasen dy automjete, plagoset një grua

13:03, 20/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në bypass-in e Fierit, konkretisht në segmentin Levan–Mbrostar.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet tip “Ford” dhe një “Range Rover”. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur e plagosur një grua, e cila ndodhej si pasagjere në automjetin “Ford”.

E lënduara është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme. Ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco