Nga Elton Qyno/
Është arrestuar në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, shqiptari Altin Sinomati, 37 vjeç, i njohur ndryshe me nofkën “Aldo” ose “Il Lungo”.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se arrestimi është kryer për llogari të Drejtësisë Italiane, pasi ndaj tij është lëshuar një urdhër-arresti për akuzën e vrasjes së një shqiptari tjetër në Itali Selavdi Shehaj.
Altin Sinomati është zbuluar nga bisedat në aplikacionin sekret “Sky Ecc”, si porositësi i vrasjes së bashkëkombasit të tij, 38-vjeçarit Selavdi Shehaj, i quajtur ndryshe Simone ose Passerotto, ngjarje kjo e ndodhur më 20 shtator 2020 në plazhin e Torvaianicas në Itali.
Për këtë zbulim ka folur në Gjykatën e Assizes në Frosinone, Dario Ferrara, komandant i Njësisë së Hetimit të Karabinierëve.
Koloneli ka deklaruar se bisedat të koduara e bëjnë të besojë se shqiptari është afër rrethit të Leandro Bennato dhe Giuseppe Molisso.
Selavdi Shehaj flet me Molisso për çmimin e kokainës, për dërgesat e humbura, duke dëshmuar – thotë dëshmitari – për besimin mes të dyve.
© SYRI.net