Zjarri që u përfshiu banesën, u mori jetën nënë e bir në familjen Azisllari në qytetin e Maliqit. Nëna 40-vjeçare ndërroi jetë si pasojë e asfiksisë, ku më vonë ndërroi jetë edhe djali 14-vjeçar.
Vajza e mitur, 6 vjeçe ndodhet në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë. Sipas informacioneve paraprake shkak i zjarrit fatal, dyshohet të jetë bërë soba me dru.
Ndërkohë një nga komshinjtë i familjes Azisllari, Sefer Shkëmbi tha se dy familja jetonte në gjendje të vështirë ekonomike.“Unë jam komshi këtu, fëmijët ishin me autizëm, ndërsa mamaja ishte mirë. Nuk punonte, ishte shtëpiake. Vetëm burri punonte. Ishin në kushte të vështira ekonomike. Janë dy vëllezër që jetojnë ngjitur, këta sikur ishin më ndryshe nga ekonomia. Nuk e di si ndodhi ngjarja, unë madje sa e dëgjova, nuk e dija që ishte në lagjen time sa e mora vesh dola”, tha Sefer Shkëmbi për Syri tv.
Ndërsa komshia tjetër Benereta Pashollari u shpreh për Syri tv se " ishin me ekonomi të dobët. Babai i fëmijëve punonte, ajo mbante dy fëmijët, i ushqente me aq sa kishte mundësi. Vajza ishte më e vogël se djali, djali në këmbë, vajza nuk lëvizte dhe aq. Nëna nuk kujdesej shumë për fëmijët. E ndihmonim, çdo gjë i çonim. Si binte në qafë askujt. Të dy fëmijët ishin autikë”.

“Vajza është hedhur nga dritarja, kurse ata të dy nuk mundën të dilnin. Vajzën e shpëtoi një zonjë kurse djali mbaroi me të ëmën. Doli kjo zonja rastësisht se e mora në tel për të marrë diccka. Në atë kohë dëgjoi të thirrurat dhe vajza i binte derës. I binte me shkelma. Dëgjoi komshia, doli dhe komshia tjetër dhe pastaj arritën atje ku kanë arritur."
© SYRI.net