Foto ilustruese

Zjarr në një banesë në Maliq, plagosen nëna dhe dy fëmijët! Transportohen me urgjencë në spital

13:58, 19/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditen e sotme në qytetin e Maliqit, ku një banesë është përfshirë nga flakët.

Si pasojë e zjarrit kanë pësuar djegie trupore tre persona, konkretisht nëna dhe dy fëmijët e saj të mitur. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë nga shërbimet e ambulancës drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në përfshirjen e banesës nga flakët, ndërsa shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje për të shuar zjarrin dhe nisur hetimet mbi rrethanat e incidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco