E rëndë në Korçë/ 70-vjeçari i jep fund jetës, hidhet nga kati i katërt i një pallati

E rëndë në Korçë/ 70-vjeçari i jep fund jetës, hidhet nga kati i katërt i një pallati

10:12, 19/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në Korçë ku një person i ka dhënë fund jetës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një i moshuar rreth 70 vjeç, është hedhur nga kati i katërt i një pallati. 70-vjeçari ka ndërruar jetë ndërsa nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar drejt vetëvrasjes, pasi nuk është banor i lagjes dhe i pallatit ku ka ndërmarrë aktin e rëndë.

Mësohet se i moshuari është ngjitur në kat të katërt e më pas është hedhur nga ballkoni i korridorit.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco