Arrestimi i Barjamit/ Avokati LLangozi publikon audion e seancës kur prokurori si në kohën e diktaturës kërcënon me arrestim…

Arrestimi i Barjamit/ Avokati LLangozi publikon audion e seancës kur prokurori si në kohën e diktaturës kërcënon me arrestim…

08:57, 19/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Elbasanit ka arrestuar një avokat, shtetasin Ulian Barjami, me akuzën për kërcënim ndaj një prokurori në sallën e gjyqit.

Avokati po mbronte të dyshuarin Maksim Lika në Gjykatën e Elbasanit, i cili u arrestua së fundmi në kuadër të një aksioni në Elbasan.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Dhoma e Avokatisë.

'Kemi të bëjmë me arrestimin e avokatit për shkak të deklarimeve të tij në kuadrin e mbrojtjes në sallën e gjyqit, duke u trajtuar deklarata e tij — se do të bëjë kallëzim për falsifikim provash kundër prokurorit — si kanosje dhe kundërshtim i prokurorit'.

'Ngjarje kjo e paprecedentë, ku një avokati i hiqet liria për shkak të fjalës së lirë në sallën e gjykimit, ku ai shpreh mendimin për falsitetin e provës dhe përgjegjësinë që, sipas avokatit, duhet të mbajë autori i falsifikimit, që në këtë rast është prokurori', thuhet në reagim.

Ndërkohë që avokati i njohur Arben LLangozi ka siguruar audion e seancës gjyqësore dhe ku duket qartë ajo çfarë ka thëne avokati i arrestuar dhe dëgjohet qartë deklarimi kërcënues i prokurorit se do ta arrestonte.

Postimi i Llangozit dhe audio e seancës:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco