Procedimet penale për narkotikët/ Avokati Duraj: Prokurori-Polici, aksione ndaj individëve, i shesin si grupe të strukturuara kriminale

10:19, 09/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Avokati Alban Duraj ka shumë rezerva, lidhur me mënyrën se si Prokuroria ndërmerr procedime penale, kryesisht në fushën e narkotikëve.

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Duraj tha se organi i akuzës në shumicën e rasteve, i procedon përdoruesit e lëndëve narkotike si pjesë e një grupi kriminal, gjë që sipas avokatit është tejet e diskutueshme në Kodin e Procedurës Penale.

Duraj thotë se aksionet e përbashkëta Polici-Prokurori për lëndët narkotike, shpesh herën ‘shiten’ në opinionin publik si goditje ndaj grupeve të strukturuara kriminale, gjë që sipas tij, është e gabuar.

Organi i akuzës merret me viktimat. Nëse kap dikë që ka lëndë narkotike, informacionet i merr në rrugë operative, agjenteve ose grupeve kriminale që e tregtojnë lëndën narkotike, ose kur e shikon të arsyeshme prokurori-polici bëjnë aksione që kapin shumë qytetarë, që në pamje të parë duket sikur është grup i strukturuar kriminal, por që janë procedime penale që është vetëm një individ e s’kanë lidhje me grupe kriminale.

Kam pasur raste të përfaqësimit në gjyq e s’kanë lidhje me njëri-tjetrin, por në pamje të parë krijohet imazhi i kapjes së një grupi të fuqishëm. Kodi i Procedurës Penale thotë se s’duhet të ketë procedim të njëjtë. Prokuroria në shumë raste s’thellohet në hetimin e tyre.

Hetimet akuza i mbyll shume shpejt. Ne momentin që ndalohet dikush, dyshohet se ka kryer trafik narkotikësh dhe kapur ne flagrance, puna e parë që bën prokuroria merr kampion për përdorimin, kur ne si avokatë e kërkojmë në rruge ligjore për analizat, nuk merret. Ne kemi në burgje, njerëz që s’kanë mundësi financiare.

Është prokuroria qe duhet të hetojë. Ka gati 10 vitet e fundit që është bërë normë, pjesa e kanabizimit. Në gjithë Evropën jemi bërë lajm në media, për krijimin e një strukture, që kemi një të dënuar ish ministër të Brendshëm. Kjo do parë nëse është skemë e mirëmenduar për krijimin kësaj strukture dhe kriminalizimin e shoqërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco