Vrasja e gjykatësit Astrit Kalaja, Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij i kërkojnë falje publike familjes! Roja i sigurisë: Isha me diabet

Vrasja e gjykatësit Astrit Kalaja, Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij i kërkojnë falje publike familjes! Roja i sigurisë: Isha me diabet

09:42, 09/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Elvis dhe Gjon Shkambi kërkojnë falje publike familjes së gjyqtarit Kalaja, i cili u ekzekutua brenda në sallën e gjyqit pasi dha vendimin për procesin gjyqësor civil, palë gjyqësore që ishin dhe ata. Ngjarja u regjistrua më 6 tetor 2025 brenda në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit të Tiranës

 "Ngjarja ka ardhur si shkak i tronditjes së lartë psiqike për shkak të kalbarit të gjatë të gjyqeve' kanë thënë ata duke ngritur pretendimin se gjykata nuk kishte zgjidhur siç duhet çështjen e pronësinë

"Gjykata nuk e ka zgjidhur çështjen ndër vite, institucionet nuk kanë bërë detyrën" kanë nënvizuar më tej

Syri. net zbardh dëshminë e tre të arrestuarve sot në Dhomën penale të Gjykatës së Tiranës ku dolën për masë sigurie.  

Elvis dhe Gjon Shkambi kërkuan falje publike dhe dy të plagosurve Rakip e Ervis Kurtaj.

Sipas avokatit Gjon Shkambi ka deklaruar se nuk isha në dijeni të veprimit të nipit, po bëhesha gati të dilja nga salla kur ka qëlluar.

Dëshmia e rojes

Ndërkohë Banush Koxhaj , roja e sigurisë ka deklaruar se në kohën kur kanë kaluar në skaner nuk ka qenë mirë pasi vuan nga diabeti

Banosh Koxhaj pretendoi në gjykatë se ka lajmëruar gjykatën se nuk ndjehej mirë para se kanë kaluar palët, pasi vuan nga diabeti. “Kam njoftuar kancelarin e gjykatës por nuk është marrë masë zëvendësimi”

Elvis Shkambi, ekzekutori i gjyqtarit, xhaxhai i tij që mendohet se ka luajtur rolin e nxitësit dhe roja i sigurisë Banush Koxhaj që nuk ka kryer detyrën për të kontrolluar personat që hyjnë në gjykatë duke lejuar futjen e armës brenda në sallën e gjyqit kanë dhënë dëshminë e tyre para gjyqtare Marinela Osmani.

Dhoma Penale e Gjykatës së Tiranës caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg për tre të arrestuarit’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco