Vrasja e Renis Dobrës/ GJKKO rivlerësoi masat vetëm për 2 nga autorët por mbahen në burg 4

Vrasja e Renis Dobrës/ GJKKO rivlerësoi masat vetëm për 2 nga autorët por mbahen në burg 4

09:35, 09/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Fatjon Gjinaj/

Gjykata e Posaçme e Shkallës Parë ka rrëzuar kërkesën për konstatimin e humbjes së fuqisë së masës së sigurisë arrest në burg për Fation Bushgjokën, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Renis Dobrës. Avokati i kërkuesit Fatjon Bushgjoka, Erjon Kullolli relatoi se nga momenti që Gjykata e Posaçme ka administruar aktet e Gjykatës së Dibrës, më 24.09.2025, dhe deri në momentin e depozitimit të kërkesës më 7.10.2025, kishte kaluar afati 10 ditor në të cilin GJKKO ka qenë e detyruar të bënte vlerësimin e masës.

Avokati relatoi edhe vendimin njësues të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë sipas të cilit në rastet kur kemi shpallje moskompetence me vendim gjykate, atëherë rivlerësimi i masës duhet bërë po me vendim gjykate në respektim të nenit 88 të KPP brenda afatit 10 ditor nga momenti që GJKKO në rastin konkret ka marrë aktet. Avokati Kullolli kishre kërkuar humbjen e fuqisë të masës së sigurisë arrest në burg dhe lirimin e menjëhershëm të Fation Bushgjokës, kërkesë që u rrëzua nga Gjykata e Posaçme.

Por çfarë ndodhi me të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës!

Pas ngjarjes, u arrestuan 4 shtetas, përkatësisht Petrit Çakërri, Fation, Aleksandër dhe Kristi Bugjoka. Rezulton që GJKKO pas shpalljes së moskompetencës nga Gjykata e Dibrës, më 3.10.2025, ka rivlerësuar masat e sigurimit pçr 2 nga vëllezërit, Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka. Ndërsa nuk shpjegohet arsyeja se pse nuk është bërë rivlerësimi për 2 shtetasit e tjerë. SPAK pretendoi që në kushtet kur ka moskompetencë me vendim prokurori, nuk zbatohen përcaktimet ligjore të nenit 88 të KPP. Në këto kushte, mbrojtja e Fation Bushgjokës shprehet se do ta ankimojë vendimin pasi është një vendim që keqinterpreton vendimin njësues të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë duke cenuar praktikën gjyqësore dhe procesin e rregullt ligjor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco