Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

VIDEO/ Ja momenti kur politikani shqiptar qëllohet me armë

20:44, 07/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në videon e mësipërme tregohet momenti kur politikanit shqiptar në Kumanovë, i është bërë atentat teksa udhëtonte me makinë.

Një person i veshur me xhup, me kapele në kokë, teksa sigurohet që në drejtim të tij po afrohet Zekrija Shaini, është afruar pranë makinës që ishte në ecje dhe qëllon disa herë.

Automjeti ngadalëson lëvizjen, ndërsa autori largohet me shpejtësi.

Sipas informacioneve nga autoritetet në Kumanovë, kandidati i partisë shqiptare, Zekrija Shaini, 43 vjeç, nga fshati Sllupçan ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar në spital ku po merr trajtimin e mjekëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco