Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

I dënuar për vrasje në Brazil, prangoset në Rinas, duke hyrë në Shqipëri 51-vjeçari

I dënuar për vrasje në Brazil, prangoset në Rinas, duke hyrë në Shqipëri 51-vjeçari

13:38, 07/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është arrestuar nga policia gjatë tentativës për të hyrë në Republikën e Shqipërisë, një shtetas i dënuar në Brazil, për vrasje.

Ai është shtetasi brazilian Alex Fernado Vioti, 51 vjeç, banues në Itali.

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2023, Gjykata e Goiania, Brazil, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja”.

Njoftimi i policisë:

PKK Rinas

Arrestohet gjatë tentativës për të hyrë në Republikën e Shqipërisë, një shtetas i dënuar në Brazil, për vrasje.

Si rezultat i verifikimeve të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi dhe ndalimin e shtetasve në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit arrestuan provizorisht, në hyrje të vendit, shtetasin brazilian Alex Fernado Vioti, 51 vjeç, banues në Itali.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2023, Gjykata e Goiania, Brazil, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët e Interpol Brasilia, me qëllim ekstradimin e 51-vjeçarit, në Brazil.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco