Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Himarë/ Vihet në pranga 30-vjeçari i shpallur në kërkim për kultivim dhe shitje të kanabisit

Himarë/ Vihet në pranga 30-vjeçari i shpallur në kërkim për kultivim dhe shitje të kanabisit

11:49, 07/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia ka vënë në pranga shtetasin A. N., 30 vjeç, banues në Delvinë, i shpallur në kërkim për kultivim dhe shitje të narkotikëve në Himarë.

Ai dyshohet se së bashku me një tjetër person kanë kultivuar dhe përpunuar kanabis për t’i shitur.

Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe vihet në pranga edhe autori i dytë i shpallur në kërkim, për kultivim dhe shitje narkotikësh në territorin e Himarës, në kuadër të planit operacional “Koordinata”.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i kontrolleve intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

• A. N., 30 vjeç, banues në Delvinë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi së bashku me shtetasin R. B., i ndaluar më herët, janë autorë të dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe

“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në territorin e bashkisë Himarë, kishin kultivuar bimë kanabisi dhe e përpunonin më tej me qëllim shitjen.
 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco