Pas vrasjes në krye të detyrës së gjyqtarit Astrit Kalaja, ka nisur një reagim i përgjithshëm i të gjithë gjykatave në vend.
Mësohet se gjykata e Vlorës ka ndërprerë punën për 3 ditë, si reagim i ngjarjes së djeshme, ku u vra me armë zjarri në sallën e Gjykatës së Apelit, gjyqtari Astrit Kalaja.
Ndërkohë mësohet se Gjykata e Dibrës ka pezulluar të gjitha seancat dhe shërbimet e tjera për ditën e sotme.
Edhe Gjykata e Korçës ka ndërprerë punën për dy ditë. "Në respekt dhe solidarizim për ngjarjen e rënde te humbjes sẽ jetes nẽ menyrë tragjike nẽ krye të detyrès te giyqtarit tê Gjykatës se Apelit te Jurdiksionit te Pergjithshëm z. Astrit Kalaja, do te pezullohen te gjitha seancat gjyqësore te planifikuara për datat 07.10.2025 dhe 08.10.2025, me perjashtim te seancave giyqësore te karakterit te ngutshëm qe lidhen me masat e sigurimit, për shkak té pjesëmarrjes se Trupës Gjyqësore ne homazhet që do te mbahen ne nder te kujtimit te giygatarit", thuhte ne njoftim.
Gjithashtu Gjykata e Apelit uli sot në gjysmështizë flamurin në nder të gjyqtarit të ndjerë, nërsa pezulloi të gjitha gjyqet e planifikuara për sot (7 tetor).
Në një njoftim për publikun edhe Gjykata e Tiranë ka pezulluar për dy dite gjyqet për çdo çështje.

© SYRI.net