Pas vrasjes tronditëse të gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit, një heshtje ka ‘mbuluar’ Gjykatën e Apelit në Tiranë.
Në fotot e siguruara, shihet gjykata bosh, si dhe flamuri i ulur në gjysmështizë.

Gjyqtari 62-vjeçar Astrit Kalaja, që u qëllua për vdekje në krye të detyrës, gjatë një procesi gjyqësor brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë, shërbeu për më shumë se tri dekada në sistemin e drejtësisë.
© SYRI.net