Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Shqipëria në revoltë kundër Edi Ramës

Pamje nga vendngjarja pranë Gjykatës së Apelit, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja

16:24, 06/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të shtëna armësh kanë tronditur paraditen e sotme ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Sipas informacioneve paraprake, gjyqtari Astrit Kalaja është qëlluar me armë zjarri brenda ambienteve të gjykatës. Ai është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe persona të tjerë, të cilë ndodheshin në vendin e ngjarjes në momentin e sulmit.

Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta policore kanë rrethuar perimetrin e Gjykatës së Apelit. Në hyrjet dhe daljet e godinës po kryhen kontrolle të imtësishme, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar në vendngjarje.

Situata në zonë është e tensionuar, me prani të shtuar të forcave të rendit dhe mjetesh të emergjencës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco