Prokurori italian ngre alarmin: 'Ndrangheta' ia beson k*kainën shqiptarëve, vetë ka kaluar në nivel tjetër

Prokurori italian ngre alarmin: 'Ndrangheta' ia beson k*kainën shqiptarëve, vetë ka kaluar në nivel tjetër

11:30, 01/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prokurori i njohur, Nicola Gratteri ka hedhur dritë mbi përfshirjen e klaneve shqiptare në rrjetet e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Në një intervistë të fundit për televizionin italian La7, ai kujton se bashkë me profesor Nicasio-n, kishin paralajmëruar këtë zhvillim që para 7-8 vitesh, kur perceptimi publik për mafien shqiptare kufizohej ndryshe. 

Sot, sipas Gratterit, shqiptarët kanë kaluar në një nivel tjetër: ata janë kthyer në transportuesit kryesorë të tonelatave me kokainë drejt Europës, duke marrë nënkontrata nga vetë Ndrangheta, ndërsa kjo e fundit sipas tij fokusohet tanimë në pastrimin e parave.

Kjo analizë e prokurorit përputhet edhe me zbulimet e gazetarit investigativ italian Nello Trocchia, autor i librit “Të pamposhturit”, i cili ka dokumentuar me hollësi rolin në rritje të mafies shqiptare në skenën kriminale ndërkombëtare.

Pjësë nga intervista: 

A keni patur raste ti takoni klanet shqiptare gjatë hetimeve tuaja?

Nicola Gratteri: Po, kjo është tendenca dhe do ta thoja me modesti, unë dhe profesori Nicasio e kemi shkruar 7-8 vite më parë në një nga librin tanë, kur njerëzit ende mendonin në imagjinatën e tyre , madje edhe hetuesit dhe prokurorët mendonin se mafia shqiptare ishte mafia e sulmeve në vila. 

Në realitet, ne tashmë e kishim parë mes rreshtave, e kishim parë në rrjedhat e punëve të bëra në Amerikën e Jugut që Shqipëria ishte tashmë aty, shqiptarët ishin aty dhe tashmë kishin kontakte sepse një trafikant i njohur i Ndrangheta-s  që frekuneton një, dy, pesë shqiptarë në lokalet e Kartagjenës apo Midelin-it me siguri nuk flasin për futbollin, motin, por për trafikun e kokainës. 

Dhe sot ka të drejtë Inaggi, në 3-4 vitet e fundit mund të themi se transporti është marrë përsipër nga shqiptarët.

Ndrangheta po ja jeo me nënkontratë transportin e tonelatave me kokainë drejt Europës, kurse Ndangheta po kalon në një nivel tjetër, atë të pastrimit të parave, kurse pjesën materiale dhe atë më të rrezikshme po ia lë shqiptareve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco