Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim, të dënuar nga gjykata për vepra të ndryshme penale, si pjesë e kontrolleve intensive dhe punës së përditshme hetimore.
Në zbatim të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u arrestuan: E. T., 45 vjeç, i dënuar me 4 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi kishte ndihmuar kundrejt pagesës emigrantë të paligjshëm për të kaluar kufirin. Nga dënimi i dhënë, atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 3 vite e 2 muaj burg; Z. M. alias Z. M., 59 vjeç, i dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, u ndalua nga specialistët për hetimin e krimeve të Komisariatit Nr. 1.
Operacionet u zhvilluan nga strukturat e Drejorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe komisariatet nr. 1 dhe nr. 4 të kryeqytetit.
Materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.
© SYRI.net