Nga Elton Qyno/
Dje në gjykatën e Posaçme, është zhvilluar një seancë e tensionuar dhe me nervozizëm, për shkak të përballjes së dy shokëve të fëmijërisë në Elbasan, Xhuljano Hoxha dhe Erjon Alibej.
I pari është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Regis Runaj. Ndërsa aktualisht vijon gjykimi ndaj tij dhe për dy vrasje të tjera atë të Bujar Çelës dhe Emiljano Ramazanit, ose siç njihej ndryshe me nofkën “Ili i Elbasanit”.
Kurse i dyti, Erion Alibej është bërë bashkëpunëtor i prokurorisë së posaçme SPAK, duke u akuzuar njëherësh për 7 vrasje, “Shkatërrim prone” me tritol, “Mbajtje pa lejë të armëve” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.
Dëshmia e Erion Alibej, ka qenë faktori kryesor për dënimin me burg përjetë të Xhuljano Hoxhës, ndaj miku i ngushtë i fëmijërisë seancën e djeshme kishte një arsye më tepër për tu përballur në seancën e djeshme gjyqësore me Erion Alibej.
Dy shokët që sipas Xhuljano Hoxhës, dikur hanin fara poshtë shkallëve të pallatit, dhe se ai vriste njerëz për llogari të Erion Alibej, tashmë janë kthyer në armiq të betuar, ku sipas Xhuljano Hoxhës “…i vetmi pishman që kishte në jetën e tij ishte fakti që nuk e kishte vrarë Erion Alibej me duart e veta…”.
Të dy shokët e fëmijërisë që sot ndodhen të pandehur në dosjen “Plumbi i artë” u përplasën ashpër mes njëri-tjetrin, ku nuk kursyen dhe Megi Kilën, një vajzë që dikur ka qënë e dashura e Erion Alibej ndërsa sot gruaja e Oti Kilës në Elbasan.
Ky i fundit person i vënë në shënjestër, për tu vrarë nga Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha në muajin Mars 2022 në Elbasan.
Gazetari Elton Qyno, ka mundur të ndjekë të gjithë debatin në sallën e gjyqit mes Hoxhës dhe Alibej, ku ky i fundit pjesën më të madhe të pyetjeve të të pandehurit Xhuljano Hoxha, i përgjigjej para gjykatës së posaçme me fjalën: “…Nuk mbaj mend… nuk më kujtohet…”.
Debati pyetje-përgjigje në gjykatë është zhvilluar si më poshtë vijon, duke pyetur Xhuljano Hoxha, Erion Alibej për një personazh të botës së krimit që quhet Kei Piu, i cili i ka shpëtuar një atentati të organizuar dhe financuar nga klani “Çopja” në Elbasan:
Hoxha:A e njef Kei Piun?
Alibej: E njoh, që është nga Elbasani.
Hoxha: Kei Piut, i ke dhënë 20 mijë euro?
Alibej: Nuk e mbaj mënd.
Hoxha: Çfarë foto të ka sjellë në telefon “Sky”, Kei Piu?.
Alibej: Nuk e mbaj mend, çfarë të them unë ty o vlla.
Hoxha: Çfarë kodi në “Encro” apo “Sky” ka pasur Kei Piu?
Alibej: Nuk e mbaj mënd.
Hoxha: Kujt personi i ke dërguar me Kei Piun për informacion.
Alibej: Nuk e mbaj mënd.
Hoxha: Po si nuk e mban mënd, kështu do vazhdosh ti me se mbaj mënd?
Alibej: Po se mbaj mënd, çfarë të them që e mbaj mënd. E nderuar gjyqtare, dua të sqaroj diçka. Unë kur kam dorëzuar kodin tim në SPAK, aty janë të gjithë kodet që unë kam pasur kontakte. Nëse kam biseda me Kei Piun, atëherë dhe kodi i tij është tek kontaktet e mia që kam dorëzuar në prokurori.
Hoxha: Ka marrë pjesë Kei Piu në varrimin e vëllait tuaj, pas ngjarjes së Bradasheshit?
Alibej: Se mbaj mend. Por edhe mund të ketë marrë pjesë, smë kujtohet se aty erdhi i gjithë Elbasani.
Hoxha: Kei Piu, a të dërgonte foto nga kamerat e sigurisë së palestrës.?
Alibej: Se mbaj mirë mënd, por kujtoj se Kei Piut, i kam marë korrentin për kamerat e instaluara.
Hoxha: Arsen Preçit, i ke dhënë urdhër për të marrë armët?
Alibej: Po i kam thënë unë. Por Arseni nuk dinte gjë se ato ishin me pako të ambalazhuara dhe mbuluara.
Hoxha: Ku i ke dhënë urdhër ti marrë armët dhe kujt t’ia çojë?
Alibej: I kam dhënë urdhër të shkonte tek Sandër Baho dhe të merrte një porosi dhe t’ia dërgonte Nuredinit ose ty. Por Arsen Preçi, nuk ka ditur asgjë se çfarë kishte në ato pako.
Hoxha: Merrte lekë Arseni për këtë punë që bënte për ty?
Alibej: Jo nuk merrte e bënte këtë punë shpirtërisht me dëshirë për të më ndihmuar mua, sepse unë nuk dilja.
Hoxha: Po mua, më ka sjellë armë Arsen Preçi?
Alibej: Po të ka sjellë. Ta ka lënë aty tek ferrat dhe unë të kam thënë në telefon,ja ku është arma shko mere.
Hoxha: Po pse s’kisha armë unë?
Alibej: Ti kishe armë por s’kishe fishekë? (Ilaritet në sallë të qeshura)
Hoxha: Arsen Preçi dhe Arben Spahiu, i çonin ushqim Nuredin Dumanit kur streohej në Elbasan?
Alibej: Jo nuk e mbaj mend. Arsen Preçi edhe mund ti ketë çuar por Arbeni jo.
Hoxha: Arsen Preçi, a i dinte konfliktin me kundërshtarët tuaj?
Alibej: Normalisht që po.
Hoxha: A ka qenë ndonjëherë Arben Spahiu në takimet tuaja. Takime ku diskutohej për të bërë vrasjet?
Alibej: Jo asnjëherë.
Hoxha: Ti dhe të ndjerin që e ke pas vëlla, e ke bërë me turp. Ja ky je ti. E nderuar gjykatë zbardhni “encro chat” dhe “Sky” të shikoni të vërtetën.
Hoxha: Fol o Tomaso Busheta fol… bëj spiunin tamam. Se do flasim dhe për dashurinë e jetës tënde, Megin, “Helenën e Trojës”.
Hoxha: Unë të kam çuar ndonjherë familjarët në varreza?
Alibej: Se mbaj mënd.
Hoxha: Po si nuk e mban mend. Ti kam çuar unë, se më thoje ti në encro, “…çoji deri tek kryqëzimi i Cërrikut…” dhe unë ti kam çuar të kam bërë nder se ti nuk dilje. Ti tani thua nuk mbaj mend.
Alibej: Se mbaj mend por nëse i ke çuar, mender qofsh.
Hoxha: Ore ku ke nder ti që më thua “…mender qofsh…”. O Tomaso, fol siç duhet, se nuk ke nder ti, o palaço. (Ilaritet në sallë, ndërhyn gjyqtarja)
Hoxha: Kur je arrestuar për ngjarjen e Regis Runaj, kë ke takuar në observim në burg?
Alibej: Kam takuar Sokol Sanxhaktarin dhe një person tjetër, Maçin.
Hoxha: Natën e vrasjes së Regis Runaj, ku ka qënë, çfarë vendi?
Alibej: Kam qënë si zakonisht, në shtëpi.
Hoxha: Me çfarë telefoni flisje me Megin?
Alibej: Në “instagram” dhe “facebook” kështu më kujtohet. Kujtoj që në atë kohë me Nuredinin dhe Arjan Spahiut, bemë një plan që përmes Megi Kilës, ti afroheshim Mikel Kamamit, por nuk eci më tej.
Hoxha: Me Megi Kilën, a flisje me telefon fiks? (qesh Nuredin Dumani dhe aprovon me shenjën “Ok” drejtuar Hoxhës).
Alibej: Ça është ky telefon fiks? Jo nuk e di….
Hoxha: Me Megi Kilën, a takoheshit tek shtëpia e kushërirës së saj?
Alibej: Nuk e mbaj mend….
Hoxha: Kë person survejonte Megi Kila dhe të jepte informacion ty?
Alibej: Nuk më ka dhënë asnjëherë informacion, Megi Kila. Vetëm njëherë, kur e kam pyet për një qeros, për makinën e tij një “Audi A8”.
Hoxha: A flisje në telefon me Megi Kilën, kur ishte Emiljano Ramazani në palestër?
Alibej: Megi Kila, më tha që është një qeros këtu vetëm kaq. Unë e kam pyetur atë ditë, sepse nuk ishim të sigurt, se po dyshonim se mos na kishte ikur, na kishte dalë nga ana tjetër apo me makinë tjetër.
Hoxha: E nderuar gjyqtare, unë jam i dënuar me burg përjetë, jam gati të më dënoni dhe 300 vjet, por të zbardhet e vërteta se unë po bëj burgun e Megi Kilës për ngjarjen e vrasjes së Emiljano Ramazanit. Unë s’mund të bëj burgun e Megi Kilës. Pishmani im në jetë është se nuk të vrava me dorën time. Kujtoju njëherë o Erjon, se më plase shpirtin. (Ilaritet në sallë të qeshura).
Hoxha: Kur jemi takuar bashkë tek kolltuku i shtëpisë tuaj, ke pasur armë?
Alibej: Po kam pasur plot.
Hoxha: A të ka kërkuar Megi Kila, të vrasësh Oti Kilën?
Alibej: Uaaaau goxha lajm, (pauzë) …pyet Suel Çelën për këtë.
Hoxha: A do bashkëpunojë me mua dhe Nuredin Dumanin, për të vrarë Talo Çelën?
Alibej: Për Talo Çelën, do bashkëpunoja dhe me djallin.
Hoxha: A më ke pa ti mua personalisht me sytë e tua, që kam ruajtur apo survejuar, Emiljano Ramazanin në Elbasan?
Alibej: Jo nuk të kam parë sepse unë në atë kohë rrija në shtëpi.
Hoxha: Zonja gjyqtare nuk kam më pyetje për sot. Dua të njihem me proces-verbalin e seacës së sotme dhe më pas të vijoj pyetjet e tjera ndaj bashkëpuntorit të prokurorisë.
© SYRI.net