Francesco Becheti dënohet me 12 vite burg në Shqipëri

14:17, 30/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë, ka dënuar me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becheti, të cilit iu ulën 5 vite nga vendimini Shkallës së Parë, në aplikim të nenit 55 që parashikon bashkimin e dënimeve.

Treshja e Apelit që mori vendimin ishte e përbërë nga gjyqtarët Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani, ndryshuan pjesërisht vendimin për një pjesë të dënimit.

Në një raportim live për SYRI-n, gazetari Fatjon Gjinaj thekson se ky gjyq ka 11 vite që zgjat. 

Apeli zbriti ne 12 vite burg dëninim edhe per Mauro De Renzis si bashkëpunetor të Becchettit, pasi në shkallë të parë ishte dënuar 16 vite.

Njoftimi i Apelit: 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

NJOFTIM PER MEDIA

Në vijim, po ju informojmë lidhur me akuzat për secilin prej të pandehurve, si dhe dispozitivin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

I pandehur Francesco Beccheti, akuzuar për veprat penale të “Fallsifikimit te dokumenteve”-kryer në bashkëpunim-, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” -kryer në bashkëpunim-, “Krijimi i  skemave mashtruese lidhur me TVSH” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 186/2, 135-25, 144/a dhe 287/2 të Kodit Penal.

I pandehur Mauro De Renzis, akuzuar për veprat penale të “Fallsifikimit të dokumenteve” kryer
në bashkëpunim-, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” -kryer në bashkëpunim-, “Krijim të 
skemave mashtruese lidhur me TVSH”, “Mospagim të taksave dhe tatimeve”, “Kontrabandë me
mallra të tjera” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 186/2, 135
25, 144/a, 181,174 dhe 287/2 i Kodit Penal.

E pandehur Liljana Condomiti, e akuzuar, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
E pandehur Erjona Troplini, akuzuar për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës 
penale”, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal.
I pandehur Stavri Peci, akuzuar për veprën penale të “Fallsifikimit të dokumenteve”,parashikuar
nga neni 186/2 i Kodit Penal.
                     
I pandehur Fetah Dervishi, akuzuar për veprën penale të “Fallsifikimit të dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.
                       
Personat juridik:
Shoqëria “Energy” sh.p.k, akuzuar per veprat penale te “Fallsifikimit të dokumentave”, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Krijim i skemave mashtruese lidhur me TVSH”, “Mospagim i taksave dhe tatimve”, “Kontrabandë me mallrra të tjera” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 186/2, 135-25, 144/a, 181, 174 dhe 287/2 te Kodit Penal si dhe Neneve 2.3.4 te Ligjit Nr.9754 datë 14/6/2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridik”.
Shoqëria “Kalivaç Green Energy” sh.p.k, akuzuar per veprën penale të “Fallsifikimit të dokumenteve zyrtare” dhe “Krijim i skemave mashtruese lidhur me TVSH”, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 144/a të Kodit Penal dhe neneve 2.3.4 te Ligjit Nr.9754 datë 14/6/2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridik”.
Shoqëria “Cable System”sh.p.k, akuzuar per veprën penale të “Pastrimit të produkteve të  veprës penale”, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal si edhe Neneve 2.3.4 te Ligjit Nr.9754 date 14/06/2007 “Për përgjegjësine penale të personave juridik”.

Shoqeria “400 KV” sh.p.k, akuzuar per veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës  penale”, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal si edhe Neneve 2.3.4 të Ligjit Nr.9754 datë 14/06/2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridik”.

Shoqëria “Agon Set”sh.p.k, akuzuar per veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal si edhe Neneve 2.3.4 të Ligjit Nr.9754 datë 14/06/2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridik”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 440, datë 23.02.2022 ka vendosur:

1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Francesco Celestino Beccheti për veprën penale të “Fallsifikimit të dokumentave” -kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë- parashikuar nga Neni 186/2-25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Francesco Celestino Beccheti për veprën penale të 
“Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” -kryer në bashkëpunim- parashikuar nga Neni 135-25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtate) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Francesco Celestino Beccheti, për veprën penale të 
“Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” parashikuar nga Neni 144/a i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 (tete) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Francesco Celestino Beccheti për veprën penale të 
“Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarise kriminale” parashikuar nga Neni 287/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 12 (dymbedhjete) vjet burgim.
-Në aplikim të Nenit 55 të Kodit Penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Francesco Celestino Beccheti me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.
-Vuajtja e dënimit fillon nga dita ekzekutimit të vendimit duke urdhëruar të kryhet në një Burg të Sigurisë Zakonshme.
2.Deklarimin fajtor të të pandehurit Mauro Romolo De Renzis për veprën penale të  “Fallsifikimit të dokumentave” -kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë- parashikuar nga Neni 186/2-25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Mauro Romolo De Renzis për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” -kryer në bashkëpunim- parashikuar nga Neni 135-25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Mauro Romolo De Renzis, për veprën penale të “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, parashikuar nga Neni 144/a i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Mauro Romolo De Renzis, për veprën penale të “Mos pagimit të taksave dhe tatimit”, parashikuar nga Neni 181 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Mauro Romolo De Renzis për veprën penale të 
“Kontrabanda me mallrat e tjerë”, parashikuar nga Neni 174 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Mauro Romolo De Renzis, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarise kriminale” parashikuar nga Neni 287/2 i Kodit Penal dhe denimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
-Në aplikim të Nenit 55 të Kodit Penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Mauro Romolo De Renzis me 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.
-Vuajtja e dënimit fillon nga dita ekzekutimit të vendimit duke urdhëruar të kryhet në një Burg të Sigurisë Zakonshme.
3.Deklarimin fajtore të të pandehurës Liljana Antonio Condomiti, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga Neni 287/2 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 8 (tetë) vjet burgim.
4.Deklarimin fajtore të të pandehurës Erjona Ismail Troplini, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të vepres penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga Neni 287/2 i Kodit Penal dhe denimin e saj me 8 (tetë) vjet burgim.
5.Deklarimin fajtor të të pandehurit Stavri Petro Peci, per vepren penale të “Fallsifikimit të dokumentave” -kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, parashikuar nga Neni 186/2-25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
-Në baze të Nenit 59 te Kodit Penal Gjykata urdhëron pezullimin e ekzekutimit të dënimit të mësiperm për një afat 2 (dy) vjet me kusht që i pandehuri Stavri Petro Peci të mos kryej vepër tjetër penale.
-Urdhërohet i pandehuri të mbaje kontakte me Shërbimin e Provës Tirane. 
-Në zbatim të Nenit 59 të Kodit Penal (i ndryshuar me Ligjin Nr 36/2017, afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.
6.Deklarimin fajtor të të pandehurit Fetah Dervish Dervishi, për veprën penale të “Fallsifikimit të dokumentave nga personi që ka për detyrë lëshimin e tyre” -kryer në bashkëpunim-, parashikuar nga Neni 186/3-25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
-Në bazë të Nenit 59 të Kodit Penal Gjykata urdheron pezullimin e ekzekutimit të dënimit të vendimit të mësipërm për një afat 3 (tre) vjet me kusht që i pandehuri Fetah Dervish Dervishi të mos kryej vepër tjetër penale.
-Urdhërohet i pandehuri të mbajë kontakte me Shërbimin e Proves Tirane. 
-Në zbatim të Nenit 59 të Kodit Penal (i ndryshuar me Ligjin Nr 36/2017, afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së këtij vendimi.
7.Deklarimin fajtor të personit juridik “Kalivaç Green Energy”sh.p.k për veprën penale të 
“Fallsifikimit të dokumentave” -kryer në bashkëpunim-, parashikuar nga Neni 186/2 - 25 i Kodit Penal dhe në bazë të Ligjit 9754 dt.14.06.2007 “Për përgjegjësit penale të personave juridik” dënimin e tij me mbarimin e personit juridik.
-Deklarimin fajtor të personit juridik “Kalivac Green Energy” sh.p.k për veprën penale të
“Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, parashikuar nga Neni 144/a i Kodit Penal dhe ne baze te Ligjit 9754 dt.14.06.2007 “Për përgjegjësit penale të personave juridik”  dënimin e tij me mbarimin e personit juridik.
-Ne aplikim të Nenit 55 të Kodit Penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm, duke e dënuar përfundimisht me mbarimin e personit juridik.
8.Deklarimin fajtor të personit juridik “Energy” sh.p.k, për veprën penale të “Fallsifikimit të dokumentave” -kryer në bashkëpunim-, parashikuar nga Neni 186/2-25 i Kodit Penal dhe në bazë të Ligjit 9754 dt.14.06.2007 “Për përgjegjësit penale të personave juridik” dënimin e tij me mbarimin e personit juridik.
-Deklarimin fajtor të personit juridik “Energy” sh.p.k, për veprën penale të “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” -kryer në bashkëpunim-, parashikuar nga Neni 135-25 i Kodit Penal dhe në bazë të Ligjit 9754 dt.14.06.2007 Për përgjegjësit penale të personave juridik” dënimin e tij me mbarimin e personit juridik.
-Deklarimin fajtor të personit juridik “Energy” sh.p.k, për veprën penale të “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vleren e shtuar” parashikuar nga Neni 144/a i Kodit Penal dhe në bazë të Ligjit 9754 dt.14.06.2007 “Për përgjegjësit penale të personave juridik” dënimin e tij me mbarimin e personit juridik
-Deklarimin fajtor të personit juridik “Energy” sh.p.k, për veprën penale të “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, parashikuar nga Neni 181 i Kodit Penal dhe në bazë të Ligjit 9754 dt.14.06.2007 “Për përgjegjësit penale të personave juridik” dënimin e tij me mbarimin e personit juridik
-Deklarimin fajtor te personit juridik “Energy” sh.p.k, për veprën penale të “Kontrabandë me mallrat e tjere”, parashikuar nga Neni 174 i Kodit Penal dhe në bazë të Ligjit 9754 dt.14.06.2007 “Për përgjegjësit penale të personave juridik” Kodi Penal dënimin e tij me mbarimin e personit juridik.
-Deklarimin fajtor të personit juridik “Energy” sh.p.k, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” -kryer në bashkëpunim-, parashikuar nga Neni 287/2 i Kodit Penal dhe në bazë të Ligjit 9754 dt.14.06.2007 “Për përgjegjësit penale të personave juridik” dënimin e tij me mbarimin e personit juridik. 
-Ne aplikim te Nenit 55 të Kodit Penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm, duke e dënuar përfundimisht me mbarimin e personit juridik.
9-Deklarimin fajtor të personit juridik “Cable System” sh.p.k, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” -kryer në bashkëpunim-, parashikuar nga Neni 287/2 i Kodit Penal dhe në bazë të Ligjit 9754 dt.14.06.2007 “Për përgjegjësit penale të personave juridik” dënimin e tij me mbarimin e personit juridik
10-Deklarimin fajtor të personit juridik “400 KV” sh.p.k, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarise kriminale” -kryer në bashkëpunim-, parashikuar nga Neni 287/2 i Kodit Penal dhe në bazë të Ligjit 9754 dt.14.06.2007 “Për përgjegjësit penale të personave juridik” dënimin e tij me mbarimin e personit juridik
11.Deklarimin fajtor të personit juridik “Agon Set” sh.p.k, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarise kriminale” -kryer në bashkëpunim-, parashikuar nga Neni 287/2 i Kodit Penal dhe në bazë të Ligjit 9754 dt.14.06.2007 “Për përgjegjësit penale të personave juridik” dënimin e tij me mbarimin e personit juridik. 
-Në baze të Nenit 190 pika 1, germa “a” të Kodit Proçedurës Penale sendet e luajtshme (llogari bankare etj) dhe të paluajtshme që të pandehurit Liljana Condomiti, Mauro De Renzis dhe Erjona Troplini zotëronin në raport me kuotat e tyre në shoqëritë “Energy” sh.p.k, “Cable System” sh.p.k, “400 KV” sh.p.k, “Agon Set” sh.p.k si dhe të llogarisë bankare të shtetasit Shpëtim Arbana për të cilat është vendosur sekuestro Konservative me vendimet nr.768 Akti dt. 05.06.2015 dhe nr.834 Akti dt.17.06.2015 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pasqyruar në fashikullin nr.50 të gjykimit dhe të cilat ndodhen në administrim të Agjensisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, t’i kalojne shtetit.
-Në baze te Nenit 391 të Kodit Proçedurës Penale, dokumentat e rezultuara të fallsifikuara (situacionet e punimeve të fallsifikuara të shoqërisë “Energy” sh.p.k dhe faturat që i shoqërojnë), të asgjësohen.
-Shpenzimet proçeduriale dhe ato gjyqësore iu ngarkohen solidarisht të pandehurve.
 -Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë, brënda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

 

 


GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco