Godet zemrën, shqiptarët konsumuan 7300 kg pjeshkë me pesticidin 'Phosmet'

Godet zemrën, shqiptarët konsumuan 7300 kg pjeshkë me pesticidin 'Phosmet'

14:07, 30/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konfirmuar praninë e mbetjeve të larta të pesticidit “Phosmet” në një sasi pjeshkësh të importuara nga Greqia, shumë mbi normat e lejuara të sigurisë ushqimore.

“Ora News” raporton se në treg janë hedhur gjithsej 7324 kg pjeshkë, ndërsa inspektorët e AKU-së kanë arritur të bllokojnë vetëm 28 kg. Pjesa tjetër, rreth 7300 kg, është konsumuar nga qytetarët.

“Phosmet” konsiderohet një pesticid i rrezikshëm, që sipas ekspertëve mund të shkaktojë probleme me zemrën, sistemin e frymëmarrjes, sistemin nervor dhe atë tretës.

Ndërkohë, AKU nuk ka bërë publik emrin e subjektit importues, duke mos ofruar transparencë të plotë për produktin që ka rrezikuar shëndetin e konsumatorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco