Kishte 1, ju bënë 2/ ‘Çuçka’ i Ersekës me dosje penale dhe në Korçë, Erjon Isai meret në pyetje për shkuljen e disa tubave të ujit

Kishte 1, ju bënë 2/ ‘Çuçka’ i Ersekës me dosje penale dhe në Korçë, Erjon Isai meret në pyetje për shkuljen e disa tubave të ujit

09:27, 30/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa prokuroria e Posaçme SPAK ka hapur një dosje penale kundër Erion Isait dhe disa zyrtarëve të tjerë të bashkisë Ersekë, të cilët pak ditë më parë i mori të pandehur për disa akuza,mësohet se një dosje e dytë është hapur në prokurorinë e Korçës, ku objekt hetimi është kryebashkiaku i Ersekës.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar nga burime të sigurta se pak ditë më parë Erion Isai është thirur në prokurorinë e Korçës, për të dëshmuar lidhur me një procedim penal, që bën fjalë për heqjen e disa tubacioneve të ujit.

Mësohet se materiali hetimor lidhur me këtë çështje është referuar nga policia e Korçës, e cila ka konstatuar paligjshmëri dhe abuzime me detyrën, për disa punonjës të bashkisë Ersekë dhe vetë kryebashkiakun e këtij qyteti.

Erion Isai që ndryshe thiret me nofkën e personazhit komik “Çuçka” ka dhënë shpjegime në cilësinë e personat që ka dijeni për ngjarjen, por burimet saktësuan se me vijimin e hetimeve ndaj këtij rasti pozita e tij proceduriale penale mund të ndryshojë, duke u vënë person nën hetim.

Kjo është çështja e dytë që është hapur ndaj kryebashkiakut dhe ka shumë gjasa që nëse Erion Isai të meret nën hetim, atëherë dosja penale i kalon për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme SPAK, pasi ai është subjekt i posaçëm.

Aktualisht kryebashkiaku i Ersekës është marë i pandehur nga SPAK, për disa akuza si “Shpërdorim detyre” dhe “Pabarazi në tendera publikë”, pasi gjatë një hetimi 5 vjeçar të nisur qysh në vitin 2020, SPAK konstatoi shkelje të rënda të paracaktimit të fituesit në 4 procedura tenderuese që bashkia e Ersekës në cilësinë e kontraktorit ka zhvilluar.

Erion Isai hynte në komunikim direkt dhe jo zyrtar me Entela Çanon, administratoren e një subjekti privat “A & E Engineering”, e cila ka qenë përfshirë në projektet për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti II, duke përcaktuar çmimet e tenderat dhe kompanitë fituese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco