Lajmi i fundit

Balluku në mes të hetimit dhe për 3 tendera të tjerë, SPAK pritet t'i dorëzojë Kuvendit kërkesën për arrestimin e numrit 2 të Ramës

FOTO/ Ky është biznesmeni italian i vrarë në Salari të Tepelenës

FOTO/ Ky është biznesmeni italian i vrarë në Salari të Tepelenës

18:30, 27/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ky është Edoardo Sarchi, 44-vjeçari italian që u gjet i vrarë në orët e para të mëngjesit në zonën e njohur si Dilan, mes Nivicës dhe Salarisë, në Tepelenë.

Trupi i pajetë i shtetasit italian u zbulua pak pas mesnatës, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa ende nuk ka një autor të vrasjes së tij.

Burime nga komisariati i Gjirokastrës bëjnë me dije se janë shoqëruar 5 persona në lidhje me ngjarjen: Eqerem Braçe, së bashku me dy djemtë e tij, Daniel dhe Gazmend Braçi, si dhe një person i katërt, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik.

Dyshohet se të shoqëruarit kanë dalë për gjueti gjatë natës dhe kishin qëndruar më herët në banesën e Eqerem Braçes, në Salari.

Lexo dhe: Vrasja në Tepelenë/ Financierja e kompanisë së tullave të biznesmenit italiane, ortake tek 'Salaria Gaz' e Gazment Braçit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco