Syri.net siguron foton e Aurel Hoxhës, pronarit të lokalit ‘Monopol’ i cili akuzohet se është kreu i një grupi kriminal që dyshohet se kanë mundësuar depërtimin e sasive të konsiderueshme të parave të përftuara në mënyrë të paligjshme në sistemin finaciar shqiptar, përmes investimeve me karakter dyshues dhe duke përdorur këto shuma parash për kryerjen e veprave penale kundër jetës dhe shëndetit. Ai është dhe autori i vrasjes së Klevis Lleshit.
Ky është sipas SPAK porositësi i zhdukjes së 21 vjeçarit 5 vite më parë për të cilën është paguar 50 mijë euro.
Vrasja makabre e të riut Klevis Lleshi të çon tek një nga historitë më të tmerrshme të hakmarrjes në Shqipëri. Vëllai i të dyshuarit, Aurel Hoxhës, Agimi, u vra në vitin 2012 dhe u dogj brenda makinës së tij në Angli nga Arben Lleshi, kushëriri i 22-vjeçarit të groposur në Mamurras.
© SYRI.net