Përgjimet e Sky ECC kanë zbardhur një tjetër krim, vrasjen e 21 vjeçarit Klevis Lleshi, ngjarje e ndodhur në 2020 në Mamurras. Porositësi i kësaj vrasje është Aurel Hoxha Pronar i lokalit Monopol në Bllok. Aurel Hoxha është vëllai i Agim Hoxhës, i vrarë në Angli nga Arben Lleshi, ku i fundit i ekzekutuar në kuadër të zinxhirit të hakmarrjes në burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj. Ngja kjo hasmëri në familjen Lleshu janë vrarë 4 anëtarë.
Nga SYRI TV
Zbardhet pas 5 vitesh zhdukja dhe vrasja makabre e e Klevis Lleshit, ngjarje e regjistruar në 2020 si pasojë e një zinxhiri hakmarrje mes dy familjeve matjane Lleshi dhe Hoxha që nisi për prishjen e parazareve të drogës në Angli në 2010.
Dyshimet e nënës së të ndjerit se pas kësaj vrasjes së djalit të saj 21 vjeçar fshihen pjestarë e familjes Hoxha më të cilet ishin në hasmëri janë faktuar nga përgjigmet e Sky ECC, që ka ekspozuar Aurel Hoxhën pronarin e bar “Monopol” në 'Myslym Shyri' si porositësin e këtij krimi.
Aurel Hoxha është i vëllai i Agim Hoxhës, i vrarë në Angli nga Arben Lleshi në 2012 pas prishjes së pazareve të drogës.
Për vrasjen e Klevis Lleshit është shpallur në kërkim pronari i bar Monopol, Aurel Hoxha, dhe kushëriri i tij Sajmir Kolaveri, ndërsa në pranga kanë rënë Sabah Nuzi 31 vjeç dhe Samet Loka 31 vjeç
Këta shtetas dyshohen për veprat penale vrasje për gjakmarrje, fshehje dhe asgjësim kufome, pastrim i produkteve të veprës penale, grup i strukturuar kriminal.
Burimet nga SPAK bëjnë me dije se të dhënat për këtë ngjarje kanë dalë nga hetimet për një procedim penal tjetër lidhur me vrasjen e Arben Lleshit, kushëririt të Klevisit në burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj.
Saga e hakmarrjes mes fisit Lleshi dhe Hoxha ka nisur në vitin 2012, kur Agim Hoxha, vëllai i Aurel Hoxhës, u ekzekutua nga Arben Lleshi në Prill të 2010 në Angli. Që nga kjo vrasje, fisi Hoxha nuk ka hequr dorë nga hasmëria dhe një sërë ngjarjesh kriminale janë pasuar, duke i marrë jetën 4 anëtarëve të fisit Lleshi, Arben Lleshit, Xhavit Lleshi, Hajredin Lleshi dhe Klevis Lleshi.
© SYRI.net