Prokuroria e Posaçme ka zbardhur vrasjen e Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në qytetin e Burrelit, ndërsa mbetjet e trupit të pa jetë të 21-vjeçarit u gjetën në një fshat në Kurbin.
Aurel Hoxha pronar i lokal 'Monopol' në rrugën 'Myslym Shyri" në Tiranë dyshohet si urdhërues i rrëmbimit dhe më pas vrasjes se Klevis Lleshit. Ngjarja duket se ka qenë hakmarje për vrasjen e vëllait të tij Agim Hoxha në 2012 nga kushëriri i Lleshit.
Ndërkohë gazetari i Syri tv Fajton Gjinaj mëson se janë arrestuar:
Sabah Nuzi 31 vjeç
Samet Loka 31 vjeç
Dyshohen për veprën penale, vrasje për gjakmarrje, fshehje dhe asgjësim kufome, pastrim i produkteve të veprës penale, grup i strukturuar kriminal, vepra penale të kryera nga grup i strukturuar kriminal.
Janë shpallur në kërkim:
Aurel Hoxha alias Aurelinjo Kalaveri 36 vjeç dhe Sajmir Kolaveri.
Të dyshuar për të njëjtat akuza.

© SYRI.net