Hetimet për ekzekutimin e Arben Lleshit në burgun e Peqinit zbuluan rrëmbimin dhe vrasjen e Klevis Lleshit

09:25, 26/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zbadhet pas 5 vitesh rrëmbimi dhe vrasja e Klevis LLeshit, 24 vjeçarit i cili u zhduk pa gjurmë në vitin 2020 dhe trupi i tij u gjet pas më shumë se 2 vitesh në një fshat të Mamurrasit.

Një hetim i SPAK dhe sektorit të hetimit të krimit të organizuar ka çuar në zbardhjen e një vrasjeje dhe zhdukje personi 5 vite më parë. 

Burimet bëjnë me dije se vrasja është zbardhur nga transkiptimet e SKY ECC. Gazetari Fatjon Gjinaj informon se të dhënat për këtë ngjarje kanë dalë nga hetimet për një procedim penal tjetër lidhur me vrasjen e Arben Lleshit, kushëririt të Klevisit në burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj. Krimi ndodhi më 15 dhjetor 2023 

Gjatë natës janë ushtruar kontrolle në disa zona, ndërsa nga GJKKO janë lëshuar edhe masa sigurie. Pritet njoftim zyrtar nga SPAK. Syri. TV sjell dhe pamjet e kontrolleve, një prej tyre në barin 'Monopol' në pronësi të familjes Hoxha,  me të cilën familja llesha ka patur hasmëri. Lokali ndodhet në zonën e 'Myslym Shyrit'

Deri tani flitet për 1 të arrestuar dhe 3 persona në kërkim. 

Lexo dhe: Porositësi mori hak për të vëllanë

Klevis Lleshi u zbulua si rezultat i erozionit të tokës dhe banorë të zonës kanë njoftuar policinë, e cila më pas ka kryer testin e ADN-së, nga ku ka rezultuar se i përkiste të riut 24 vjeçar nga Mati.

Ngjarja dyshohet se është sagë e një gjakmarrjeje ndër vite, pasi të riut më herët i janë ekzekutuar babai dhe xhaxhai, informon gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj. 

Ngjarja fillimisht u hetua nga prokuroria vendore dhe më pas i kaloi , ndërsa familjarët kanë kërkuar vazhdimisht drejtësi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco