Gazetari i Syri TV, Klajdi Bodlli siguron fotot e personave të arrestuar si pjesë e një grupi që merreshin me përgatitjen dhe shitjen e lëndës narkotike në doza në Tiranë.
Të arrestuar në kuadër të operacionit “Warehouse”, janë Xhoi Zina, Redion Kuqi, Erdi Gjiriti, Ardit Citaku dhe Angjelina Koçi.
Në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë në magazinën e Redion Kuqit, me veprimtari prodhimin e paletave të drurit, dyshohet se përdorej dhe si vend për të fshehur lëndën narkotike që më pas përgatitej për shitje në doza.
Nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë, nga shtetasi Xhoi Zina, në bashkëpunim me shtetasen Angjelina Koçi.
Gjatë ndërhyrjes së Policisë, në magazinë u konstatuan shtetasit Ardit Citaku dhe Erdi Gjiriti, ndërsa gjatë kontrollit fizik, shtetasi Gjiritit iu gjet edhe një sasi lënde narkotike kokainë.
Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 9 kilogramë Cannabis Sativa në valixhe, sasi Kokaine, 2 armë zjarri , 2 armë të ftohta, 2 automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

© SYRI.net