EMRAT - Magazina me drogë brenda në Tiranë, 9 kg kanabis brenda në valixhe/ 5 të arrestuar, mes tyre dhe një 22-vjeçare

10:39, 26/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Tiranës ka zbuluar një magazinë ku fshihej lëndë narkotike, e më pas përgatitej për t’u shitur në doza.

Në prangat e bluve të kryeqytetit ranë 5 persona, mes tyre dhe një 22-vjeçare.

Në kuadër të operacionit “Warehouse”, u arrestuan shtetasit Xhoi Zina, Redion Kuqi, Erdi Gjiriti, Ardit Citaku dhe Angjelina Koçi.

Në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit R. K., me veprimtari prodhimin e paletave të drurit, u gjetën një valixhe me 9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri pistoletë. Nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë, nga shtetasi Xhoi Zina, në bashkëpunim me shtetasen Angjelina Koçi.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, në magazinë u konstatuan shtetasit Ardit Citaku dhe Erdi Gjiriti, ndërsa gjatë kontrollit fizik, shtetasi Gjiritit iu gjet edhe një sasi lënde narkotike kokainë.  

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 9 kilogramë Cannabis Sativa, sasi Kokaine, 2 armë zjarri , 2 armë të ftohta, 2 automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.      

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xhoi Zina, u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 armë të ftohta.  

Hetimet vijojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco