'Tentoi të më përdhunonte!' Zbardhet dëshmia dhe fotoja e autorit të vrasjes së 51-vjeçarit në Durrës

'Tentoi të më përdhunonte!' Zbardhet dëshmia dhe fotoja e autorit të vrasjes së 51-vjeçarit në Durrës

12:35, 25/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tejlor Tivari, është personi i arrestuar nga policia e Durrësit për vrasjen Valbon Beqiraj, 51-vjecarit që u gjend i pajetë me disa goditje thike. Tivari, rezulton të jetë shoku i viktimës Valbon Beqiraj dhe herë pas herë furnizohej pa lek me lëndë narkotike kokainë, tek Beqiraj.

Ai ka deklaruar se ka tentuar ta përdhunonte”.

"Me 51-vjecarin njiheshim, ishim miq. Më thirri në banesën e tij dhe shkova për të pirë një gotë birrë. Pas bisedës 51-vjeçari tentoi të në përdhunonte. Tentova të mbrohesha, ai ishte më i fuqishëm se unë, i shpëtova, mora thikën e bukës dhe e qëllova. U përleshëm me njëri-tjetrin sepse nuk më lejonte të largohesha. Jam larguar i tronditur nga vendi i ngjarjes, nuk e mendoja se ai do të vdiste," ka thënë Tivari.

Autori i krimit ka rrëfyer në polici se Valbon Beqiraj, në përleshje e sipër e ka goditur disa herë në trup dhe kafshuar në duar. Viktima është gjetur lakuriq dhe me shenja kafshimes në duar. 

Tivari, rezulton të jetë shoku i viktimës Valbon Beqiraj dhe herë pas herë furnizohej pa lek me lëndë narkotike kokainë, tek Beqiraj.

Lexo dhe: Vrasja e Beqirajt në Durrës, kapet Tejlor Tivari. Shkaku, furnizimi me drogë dhe ndjenjat sentimentale

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco