Arratisja e tretë/ Bledar Selmanaj u përplas me policinë pasi doli në tarracën e burgut të Fierit, hapi vrimë në mur

Arratisja e tretë/ Bledar Selmanaj u përplas me policinë pasi doli në tarracën e burgut të Fierit, hapi vrimë në mur

12:10, 25/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pasi hapi një vrimë në mur pa u diktuar në Burgun e Fierit, Bledar Selmanaj depërtoi nga një tub metalik duke shmangur perimetrat e sigurisë me qëllim arratisjen, por dështoi në momentin e fundit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dha detajet nga ngjarja e ndodhur dhe parandaluar mëngjesin e djeshëm.

Gjatë përpjekjes për arratisje, Selmanaj ka kundërshtuar edhe efektivët e burgjeve që e diktuan, duke e izoluar në qeli. Prej 24 marsit të këtij viti ai qëndronte i izoluar në Burgun e Fierit, teksa akuzohej për veprën penale të vrasjes.

“Më datë 24.09.2025, rreth orës 03:48, i paraburgosuri Bledar Selmanaj ka tentuar të arratiset. Ai ka dalë përmes një vrime të hapur në mur me mjete rrethanore dhe është ngjitur në tarracë nëpërmjet një tubi metalik, duke u fshehur pa kaluar asnjë perimetër sigurie. Forcat e sigurisë janë vënë në lëvizje dhe pas kontrollit të territorit është bërë lokalizimi dhe ndalimi i tij”, bëhet me dije.

Vrima në mur është hapur me mjete rrethanore, teksa ka dalë deri në tarracë fal tubit metalik. Por aty ka dështuar në aktin e fundit. Burgjet sqarojnë se Selmanaj nuk e ka rastin e parë, pasi ka tentuar edhe dy herë më parë që të arratiset, por pa sukses.

LEXO EDHE: Tentoi të arratisej nga burgu i Fierit, Bledar Selmanaj përdori thikë për të gërmuar murin e qelisë, doli në tarracë

“Gjatë ndalimit, i paraburgosuri ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë së Burgjeve. Aktualisht, ai është i akomoduar në dhomat e veçimit, deri në përfundimin e veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Ky shtetas ka tentuar edhe dy herë të tjera të arratiset nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në Shqipëri, përmes veprimeve aktive”, njoftuan autoritetet.

Kush është Bledar Selmanaj?

Selmanaj është një emër i njohur për drejtësinë, pasi ka një të kaluar si hajdut serial, kryesisht në argjendari dhe banesa në Tiranë.

Ndërkohë ai arrestua në zonën e ish-Bllokut për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljan Bullari, me të cilin ishin miq.

Ai qëlloi për vdekje të riun në Vlorë, ndërsa në oborrin e banesës së tij, në qytetin bregdetar, iu gjet e groposur arma e krimit, si dhe veshjet që kishte përdorur ditën e ngjarjes.

Bledar Selmanaj akuzohet se ekzekutoi shokun e tij brenda makinës, duke e qëlluar me plumb në kokë, ndërsa dy ditë pas krimit shkruante në faqen e tij të “Facebook” se ishte biznesmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco