Tentoi të arratisej nga burgu i Fierit, Bledar Selmanaj përdori thikë për të gërmuar murin e qelisë, doli në tarracë

11:01, 25/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zbardhen detaje nga tentativa e fundit e arratisjes së të burgosurit Bledar Selmanaj nga burgu i Fierit.

Ai ka çarë murin e qelitë dhe ka arritur deri tek tarraca e godinës, duke u ngjitur me ndihmën e ulluqeve.

Pasi ka qëndruar aty pa mundësi për të lëvizur, tentativën e arratisjes e kanë konstatuar shërbimet e burgut.

LEXO EDHE: EMRI/ Një i burgosur tenton arratisjen nga burgu i Fierit

Materialet janë referuar në Prokurori nga SHKBB, ndërsa hetimet për këtë ngjarje vijojnë.

Sipas informacionit të siguruar, Selmanaj kishte përdorur një thikë të improvizuar për të gërmuar murin dhe e mbulonte hapësirën me sende për të mos u vënë re nga shërbimet e burgut.

Historiku i Selmanajt:

Bledar Selmanaj është i njohur për aktivitetet e tij kriminale.

Ai ka qenë i përfshirë në vrasjen e 25-vjeçarit Xhulian Bullari disa muaj më parë, ngjarje që lidhej me prishjen e pazareve të drogës mes tyre.

Konflikti kishte nisur për një shumë parash të paguara me euro false për drogë, ndërsa Selmanaj kishte negociuar shitjen e 100 kg hashash mes miqve dhe të viktimës.

LEXO EDHE: Tentoi arratisjen/ Kush është Bledar Selmanaj, i dënuar për vrasjen e mikut të tij

Selmanaj u arrestua më herët dhe ka tentuar arratisjen nga burgu edhe në raste të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco