Babë e birë janë arrestuar në flagrancë pasi në banesën e tyre janë sekuestruar 1 armë zjarri automatike me fishek në fole gati për qitje, rreth 200 gëzhoja municioni dhe 1 armë e ftohtë.
Të arrestuar janë Bledar Kristo dhe Kreshnik Kristo, 21 vjeç, banues të dy në fshatin Mifol
Bledar Kristo, 49 vjeç, rezulton me precedent penal të mëparshëm për armëmbajtje pa leje;
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, në fshatin Mifol, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike me fishek në fole gati për qitje, 1 krehër me municion, rreth 200 gëzhoja dhe 1 armë të ftohtë (thikë).
© SYRI.net