Lajmi i fundit

I kërkoi mandatin/ Deputetja sfidon Ramën: Hajde shkojmë në zgjedhjet ta shohim...

EMRAT/ Makina përfundoi në kanal, detaje nga aksidenti me vdekje! Viktima e gjendja e 3 të plagosurve

EMRAT/ Makina përfundoi në kanal, detaje nga aksidenti me vdekje! Viktima e gjendja e 3 të plagosurve

10:06, 13/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një viktimë dhe tre të plagosur është bilanci i aksidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Çermë-Divjakë.

Një automjet tip Volksvagen Pasat ku udhëtonin 4 persona ka ardhur nga rruga e Çermë Sektorit për të dalë në aksin drejt autostradës, por nuk ka frenuar dot duke përfunduar në kanal.

Përplasja ka qenë fatale për një prej pasagjereve në mjet, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë në spital nën kujdesin e mjekëve.

Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën 47-vjeçarja Majlinda Sula. Të plagosur janë drejtuesi i mjetit, 63-vjeçari Ferit Mekshi, Afërdita Mekshi 37-vjeçe dhe djali i saj 15-vjeçar.

Dalja në rrugën nacionale nga rruga e fshatit Çermë- Sektor, sipas banorëve, edhe në të shkuarën ka marrë jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco