Agresiviteti mes të miturve është kthyer në një fenomen të përsëritur dhe shqetësues për shoqërinë. Aq më tepër kur protagoniste janë vajzat, të cilat njëlloj si bashkëmoshatarët e tyre djem, ngacmojnë, rrahin, filmojnë dhe shpërndajnë pamjet në rrjete sociale, duke e kthyer dhunën në spektakël të rrezikshëm që po bëhet gjithnjë e më normal.
Rasti më i fundit ishte ai i një vajze 13 vjeçare në Gjilan e cila u rrah dhe u kërcënua me vdekje nga disa bashkëmoshatare të saj.
Në këto pamje të shpërndara në rrjetet sociale, shfaqet një vajzë e traumatizuar, e cila jo vetëm që qëllohet barbarisht nga bashkëmoshataret, por edhe terrorizohet për vdekje.
Po pse gjithë ky agresivitet mes vajzave të së njëjtës moshë, që për më tepër njiheshin me njëra tjetrën? Për të kuptuar të vërtetën e asaj që ka ndodhur, udhëtuam drejt Gjilanit, fillimisht në në shtëpinë e vajzës që u bë viktimë e dhunës së shoqeve.
Kjo shoqe e cila e ka futur në grackë 13 vjeçaren duke e çuar në shtëpinë e braktisur, pretendon se gjithçka e ka bërë nën presion të fortë nga vajzat dhunuese. Dhe ashtu ndodhi, vajza nga frika bëri ekzaktësisht atë që iu kërkua nga grupi, duke e gënjyer shoqen e saj e cila pa tmerrin me sy.
Ky që sapo dëgjuam është një element tepër i rëndësishëm që duhet të alarmojë autoritetet. Grupi i vajzave 13 vjeçare, kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike dhe për 50 minuta nuk e kanë ndalur aspak dhunën ndaj shoqes së tyre.
Pas këtij momenti kur viktima është larguar në panik nga ai makth që ka zgjatur gati një orë...
Grupi i vajzave ka shkuar në një lokal aty pranë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Pavarësisht se në moshë minore, ky grup vajzash duket se ishin mësuar me presionet dhe me kërcënimet ndaj bashkëmoshatareve, disa prej të cilave nga frika pranonin rregullat absurde të grupit. A ka një pse, kjo tendencë dhune dhe bullizmi ndaj vajzave të së njëjtës moshë, të cilat për më tepër ishin në raporte të ngushta me ta?
Mënyra se si vajza na flet, por edhe pamja e saj, tregojnë qartë orët e tmerrit që ka kaluar nën kërcënimin e 4 bashkëmoshatareve, deri në çastin kur ka arritur të largohet dhe të shkojë në shtëpi.
Kjo heshtje e 13 vjeçares për ngjarjen lidhet me frikën e saj nga një kërcënim i bërë nga grupi i vajzave. Ndërsa viktima nga frika kishte vendosur të mos tregonte asgjë, grupi i vajzave e kishte shpërndarë videon e dhunës e cila nisi të qarkullonte në rrjetet sociale...
Dhe ky ishte momenti i parë kur familja u vu në dijeni të asaj çfarë kishte ndodhur.
Është e paimagjinueshme dhimbja e një babai teksa sheh pamjet e vajzës në ato momente horrori. Në kushtet e asaj tronditjeje të parë, ai vendos që menjëherë të flasë me vajzën.
Pasi mëson gjithë të vërtetën, fillimisht nga telefonata dhe më pas nga goja e vajzës së tij, babai vendos ta ndjekë çështjen në mënyrë ligjore. Por ndërsa orët kalojnë, duket se për të si prind situata bëhet e padurueshme, dhe në emocione e sipër poston këtë tekst në profilin e tij në fb...Tekst të cilin ndoshta edhe për shkak të njohjes me familjarët e vajzave të përfshira, e fshin pas pak minutash.
Ky që sapo dëgjuat është babai i njërës nga vajzat, i cili e mohon që vajza e tij të ketë qenë pjesë e dhunës. Në të vërtetë, edhe nga pamjet e dhunës shihet qartë që vajza e këtij zotërie fillimisht e tërheq me forcë 13 vheçaren nga krahët dhe më pas i vendos kemben sipër kokës....
E gjitha kjo në mënyrë krejt të ndryshme nga sa pretendon babai. Ndërkohë që bashkëshortja e tij tregohet e qartë dhe e prerë. Duket që edhe mes prindërve, gjërat nuk janë të sqaruara. Konflikti i vajzave, nuk ka ndikuar tek një shtrirje duarsh dhe thirrje për ndjesë nga ata që indirekt janë përgjegjës për atë që ka ndodhur. Prandaj ndoshta këtu është nevoja të ndërhyjnë institucionet.
Drejtori i qendrës për punë sociale është mjaftuar me thirrje dhe biseda me prindërit, ndërkohë që një vajzë dhe familja e saj po jetojnë me plagët fizike dhe psikologjike të dhunës.
Një mesazh që na bën të reflektojmë të gjithë si shoqëri... Edukojini fëmijët me dashuri... Dhuna sjell vetëm dhunë, dhe këtë të parët duhet ta mësojnë prindërit.
© SYRI.net