Policia publikoi pamjet e arrestimit të Ragip Gilës. Ai u kap me kapuç dhe i fshehur në shkurre.
Gjithashtu 2 persona u shpallen ne kerkim në lidhje me masakrën e Shkodrës së 8 shtatorit, ku mbetën të vrarë 2 persona dhe 2 të tjerë u plagosën.
Policia bastisi banesën e tij në Kiras ku mësohet se janë sekuestruar dhe 2 armë zjarri (1 automatik dhe 1 pistoletë me fishek në fole), 1 skafandër, 1 maskë, 1 jelek antiplumb dhe 1 shishe 1.5 l e mbushur me lëndë djegëse, që iu gjetën Gilës.
Gjithashtu u sekuestrua automjeti që ky shtetas vodhi nën kërcënimin e armës, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe motomjeti pa targë dhe pa numër shasie, që ai la në vendin e ngjarjes.
Zbulohet një banesë në lagjen “Guerrile”, që përdorej nga 2 shtetasit në kërkim, si bazë për aktivitete kriminale. Sekuestrohen 7 armë zjarri, 45 kapsolla detonatore dhe municion luftarak.
1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës, 5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike.
© SYRI.net