Masakra në Shkodër/ Ragip Gila do të rimerret sot sërish në pyetje

Masakra në Shkodër/ Ragip Gila do të rimerret sot sërish në pyetje

10:27, 09/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Do të merrte sërish sot në pyetje Ragip Gila, i arrestuari si autori i masakrës me dy të vrarë e 2 të plagosur të ndodhur mëngjesin e 8 shtatorit në një lokal në qendër të qytetit të Shkodrës.

Objektiv i shënjestrës ishte Erogen Vaso alias Brajoviç i cili i mbijetoi sulmit pavarësisht se mori plagë të rënda e ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje stabël dhe koshient

Ndërkohë plumbat e automatikut të Gilës i morën jetën Armando Palit, ish-punonjës i IMT, faji i vetëm i të cilit ishte pse ndodhej në tavolinë me Erogenin. I vrarë mbeti dhe shoferi shënjestrës Liridon Kraja alias Lushi, i cili rezultoni martuar me kushërirën e Bajreve. Plumbat kapën dhe Meri Kacerin e cila punonte si kameriere e lokalit.

Ndërkohë është publikuar fotoja kur Ragip Gila me skafandër motori në kokë dhe një pistoletë largohet me  vrap pasi kreu krimin e rëndë.

Lexo dhe: Me skafandër dhe pistoletë në dorë, pamjet e Ragip Gilës pasi kreu masakrën në Shkodër, ku u vranë dy persona dhe dy të tjerë u plagosën

Pas të shtënave, autori Ragip Gila  u largua nga dera e pasme e lokalit dhe braktisi motorin, duke ecur në këmbë për disa metra. Më pas, Gila ndaloi një qytetar dhe nën kërcënimin e armës i mori makinën BMË ngjyrë gri, me të cilën u largua me shpejtësi nëpër rrugët e qytetit. Pamjet filmike tregojnë qartë momentin kur ai qarkullon me makinën e vjedhur në përpjekje për t’u arratisur. Arriti deri në lagjen Skënderbeg, por gjatë ndjekjes nga forcat e policisë, u përfshi në një aksident duke u përplasur me disa mjete të tjera. Pas përplasjes, e braktisi automjetin dhe tentoi të largohej në këmbë në drejtim të lumit Kir.

Në dëshminë e parë Gila ka thënë se objektiv i tij për të vrarë ishte vetëm Erogeni duke sqaruar se nuk kishte synuar të qëllonte të tjerë persona në vendngjarje.

Sipas dëshmisë së tij, Gila pretendon se kishte një konflikt të vazhdueshëm me Vason.

“Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco