Dumani takime në Departamentin e Drejtësisë dhe në FBI për drogën dhe pastrimin e parave

18:00, 08/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Trafiku i drogës dhe pastrimi i parave ka qenë në fokus të takimeve të kreut të SPAK Altin Dumani në Uashington. Prokuroria e Posaçme ka njoftuar gjithashtu se Altin Dumani ka patur takime në Departamentin e Drejtësisë, e këto takime janë zhvilluar në kohën kur ky departament publikoi dosjen për Charles Mcgonigal, ku i përfshirë rezultonte dhe kryeministri Edi Rama.

Nga SYRI TV

Kreu i SPAK Altin Dumani ka reaguar për herë të parë pas vizitës dhe takimeve në Departamentin e Shtetit. në një komunikim për mediat, Prokuroria e Posaçme ka dhënë detaje mbi këtë viozitë, duke konfirmuar edhe temat e diskutimit.

Në kohën kur Departamenti i Drejtësisë publikoi dosjen e Charles Mcgonigal ku përmendeshin edhe korruptimi nga personat e lidhur me Edi Ramën dhe takimet me kryeministrin, SPAK sqaron se DUmani ishte në takime me zyrtarët e këtij institucioni. Gjithashtu një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimeve ishte edhe trafiku I drogës dhe pastrimi I parave në Shqipëri.

Gjatë takimeve me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë dhe Byrosë Federale të Hetimit (FBI) u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes SPAK dhe agjencive ligjzbatuese amerikane për të goditur organizatat ndërkombëtare kriminale, për të ndaluar trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave.

Gjithashtu SPAK sqaron se kreu i SPAK Altin Dumani, në kuadër të bashkëpunimit për luftën kundër organizatave kriminale të trafikut të koakinës ka patur takime dhe me zyrtarë të lartë të DEA-s. Dumani zhvilloi një takim me administratorin e DEA-s, z.Terrance Cole, ku u vlerësua bashkëpunimi ekzistues në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve dhe rëndësia e vazhdimit dhe zgjerimit të tij në të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco